Gjykata e Faktit reagon për kreun e OMONIA: Zbatuam ligjin për Dishon

Jan 31, 2012 | 12:53
SHPËRNDAJE
Kreu i OMONIA-s, Naum Disho

KORÇE – “Kemi përmbushur dhe respektuar të gjitha hapësirat ligjore si nga Gjykata e Shkallës së Parë, ashtu edhe nga ajo e Apelit”. Përmes një deklarate për shtyp është sqaruar se sipas Kodit Penal, Gjykata e Korçës ka vendosur të pranojë kërkesën e mbrojtësit të Naum Dishos për shtyrjen e urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij, dhe pas shqyrtimit të saj ka dhënë edhe vendimin. Sipas vendimit të kësaj gjykate, bazuar në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale, është vendosur rrëzimi si i pabazuar në prova i kërkesës së paraqitur nga i dënuari Naum Disho me objekt “shtyrjen e ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit për dënimin e tij me 1 vit burg, heqjen e pezullimit të ekzekutimit për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të ndërmjetëm si dhe ankimimin në Gjykatën e Apelit kundër këtij vendimi brenda një afati 10-ditor”. Ndaj Naum Dishos është lëshuar një tjetër urdhër-arresti, por ky i fundit nuk është gjetur nga policia, e cila e ka shpallur edhe person në kërkim. Për shkak të vonesave procedurale të parashikuara nga ligji, duket se Policia e Korçës nuk ka mundur të arrestojë Naum Dishon dhe ta shpallë këtë të fundit rishtazi person në kërkim. Sipas burimeve policore, kërkimet janë duke vazhduar. Nga verifikimet e kryera, Disho nuk rezulton të ketë kaluar kufirin, ndërsa hetimet janë përqendruar te familjarët dhe të afërmit e tij.                   dh.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura