Gjykata divorcon “Doktorin” e Fiks Fare

Feb 29, 2012 | 11:52
SHPËRNDAJE

TIRANE – Genti Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori” i programit televiziv “Fiks Fare”, është zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e tij për zgjidhje martese, të depozituar pak kohë më parë në këtë Gjykatë. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë Gjykatës, sipas të cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u përfundua me një seancë të vetme. Në këtë seancë, gjykata u kërkoi palëve pajtim, çka ka rezultuar i pamundur. Në vijim, gjykata ka pranuar kërkesën e çiftit Pjetri për divorc përmes një marrëveshjeje mes palëve. “Seanca gjyqësore filloi në orën 11:12 pas fazës pajtimore me prezencën e kërkuesve. Pajtimi ndërmjet tyre u pa se nuk është i mundur, ndaj u kalua në seancë gjyqësore. Pasi përfundoi gjykimi në tërësi, u shpall vendimi përfundimtar për zgjidhjen e martesës”, thuhej në dispozitivin e vendimit. Gent dhe Gerta Pjetri iu drejtuan Gjykatës së Tiranës më 21 janar të këtij viti. Në objektin e kërkesës së tyre për divorc kërkohej  “Zgjidhje martese, miratimi i projektmarrëveshjes lidhur midis palëve”, pasi ata kishin rënë dakord për divorcin para se të paraqiteshin në Gjykatë.                          ar.ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura