Gjykata: 20 vjet burg për Lavdërim Tufën

Nov 30, 2011 | 15:45
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur masen e denimit me 2o vjet burg per Lavderim Tufen, shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur ndryshe si, Miri i Xhikes.

Vendimi eshte dhene seancen e sotme, nderkohe qe prokuroria kishte kerkuar denimin me burg te perjetshem per te.

Trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh.

Ndaj Tufës ra akuza e armëmbajtjes pa leje me argumetnin që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të Lavdërim Tufës.

Avokati i Lavdërim Tufës nje seance me pare kërkoi në Gjykatën e Tiranës shpalljen si i pafajshëm për klientin e tij kundrejt akuzës për vrasjen e Fatmir Ramës. Pak ditë pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi shpalljen fajtor të Lavdërim Tufës, avokati deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura