Gjirokastër, Florian Hysi rizgjidhet kreu i PS-së

Oct 31, 2011 | 20:08
SHPËRNDAJE

Në orët e mbasdites, Asambleja Lokale e PS-së në Bashkinë e Gjirokastrës, ka zgjedhur kryetarin i cili do të jetë në krye të kësaj njësie për katër vitet e ardhshme, Florian Hysin.

Në garë kanë qenë dy kandidatë përkatësisht Florian Hysi kreu aktual prej pesë vitesh dhe Spartak Pumo, inxhinier mjaft i njohur në qytet.

Gara ka qenë e qetë dhe pas votimit të fshehtë mes dy kandidatëve, kanë zgjedhur Florijan Hysin si kryetar për të udhëhequr degën lokale socialiste më të madhe në jug të vendit për mandatin tjetër.

Në përfundim të votimeve, socialistët në shumicë kanë zgjedhur Florian Hysin në masën 90%, ndërkohë që diferenca, i takoi kandidatit tjetër Spartak Pumo, i cili pranoi rezultatin dhe u shpreh për gazetën se do t’i qëndrojë në krahë rivalit në këtë garë, në çdo përballje elektorale dhe çështje të tjera në interes të socialistëve.

Florijan Hysi, u shpreh se ndihet i obliguar nga socialistët që e zgjodhën për një mandat tjetër konsekutiv në krye të PS së Gjirokastrës.

Piro Nase

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura