Gjermania ndaj Francës, për të thyer tersin 25-vjeçar

Feb 29, 2012 | 12:57
SHPËRNDAJE

Në “Vesershtadion”, Gjermania do presë Francën, ndaj së cilës ka 25 vite që nuk fiton. Edhe pse vendësit do kenë gjashtë mungesa, prej të cilëve dy kapitenët, Podolski, Mertesaker, Gëce dhe Bender, në konferencën për shtyp trajneri Joakim Lëv deklaron se i mjaftojnë 17 lojtarët dhe nuk ka qenë të nevojshme nominime të tjera. “Ndeshja kundër Francës do të jetë fundi i një serie miqësoresh nga viti 2010. Për Francën kam respekt, pasi jam shumë i sigurt që do shfaqet me fytyrë ndryshe nga Botërori 2010. “Gjelat” kanë formuar një mbrojtje të hekur dhe një ofensivë të rrezikshme. Ka për të qenë një test interesant, prej të cilit do mësojmë shumë”, deklaroi trajneri Lëv. Ndërsa asistenti i tij, Hansi Flik, ka bërë ‘spiunin’: “Në këtë ndeshje, Vize do jetë numri 1 i portës, ndërsa Klose i sulmit, si dhe do jetë kapiten. Badshtuber dhe Humels do jenë në qendërmbrojtje, Khedira dhe Kros në mesfushën defensive, ndërsa Ozil dhe Myler në atë ofensive”, – u shpreh Flik, i cili ka dhënë mendimin e tij edhe për presidentin e federatës, Teo Cvanciger, për të cilin do jetë ndeshja e fundit në këtë post, pasi vendin e tij do ta zërë Volfgang Niersbah.

Gjermani-Francë – ora 20:45
Gjermania (4-2-3-1): Vize, Boateng (Hëvedes), Humels, Badshtuber, Shmelcer, Kros, Khedira, Ozil, Shyrle (Rojs), Klose. Trajner: Joakim Lëv.
Franca (4-2-3-1): Loris, Debushi, Rami, Mekses, Abidal, M’Vila, Kabaje, Amalfitano, Martin, Riberi, Zhirud. Trajner: Lorent Blank.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura