Gjermania mbyll reaktorët, priten blackout-e

Aug 31, 2011 | 11:14
SHPËRNDAJE

Gjermania po importon sasi të mëdha të energjisë së prodhuar nga burime nukleare nga Franca, pas vendimit të saj për të braktisur fuqinë atomike, pas problemeve me të cilat u përball centrali Fukushima në Japoni. Por vendi më i fuqishëm europian ende ka rrezik të përballet me blackout-e, si ato të kohës së Luftës së Dytë Botërore, pasi tetë nga 17 reaktorët e tij u mbyllën gjatë natës në një lëvizje populiste, e cila tani shihet si një vendim  i nxituar. Impiantet nukleare prodhojnë energji për një të katërtën e Gjermanisë. Pas asaj që ndodhi me Fukushimën në Japoni, qeveria gjermane vendosi të shkëpusë tetë centralet atomike më të vjetra. Tre muaj pas Fukushimës, Parlamenti gjerman  vendosi të miratojë një shkëputje të vendit nga energjia nukleare për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Tani, nëntë centralet e mbetura ende në funksion do të mbyllen në vitin 2019. Por deri atëherë, ekspertët parashikojnë se vendi do të përfshihet nga shkëputjet e energjisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura