Gjermani: Korrupsioni, ish-presidenti Vulf shpallet i pafajshëm

Feb 28, 2014 | 12:46
SHPËRNDAJE

Gjykata gjermane ka shpallur të pafajshëm ish-presidentin e vendit, Kristian Vulf, për korrupsion. Gjyqtari në Gjykatën e Hanoverit, Frank Roseno, ka deklaruar se “i pandehuri Vulf është gjetur i pafajshëm”. Sipas gjykatës, Vulf do të marrë edhe një  kompensim për kontrollet e realizuara nga policia gjatë hetimeve. Kristian Vulf ishte zëvendës i Kancelares Angela Merkel. Ai ishte një nga politikanët e preferuar të saj dhe u zgjidh President i Gjermanisë në vitin 2010. Një vit më pas ai u detyrua të japë dorëheqjen pas dyshimeve se përfitoi nga pozita për të marrë një hua me interesa të favorshme për ndërtimin e një shtëpie nga disa miq gjatë kohës që ishte guvernator i Saksonisë së Poshtme. Ai akuzohej gjithashtu se ka lobuar në favor të kompanisë kinematografike të një të njohuri të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura