Gilman Lika: Derbi, “injeksion” për kupën

Mar 31, 2011 | 12:49
SHPËRNDAJE

Gjatë një deklarate për mediat, mesfushori i Tiranës, Gilman Lika, shprehet se një fitore ndaj dinamovitëve do t’i rriste adrenalinën skuadrës për kupën. “Të gjithë e kanë spostuar vëmendjen te kupa, ndonëse në prag është derbi me Dinamon. Është e vërtetë që ndeshja e kthimit me Besën është mjaft e rëndësishme për ne, por nuk duhet të harrojmë ndërkaq dhe kampionatin. Vendi i tretë mbetet një objektiv i Tiranës, pasi duke parë edhe kalendarin, ndihemi të favorizuar. Një trepikësh në përballjen me dinamovitët do na jepte zemër, pasi do të udhëtonim në Kavajë më të mobilizuar. Derbin e provova në ndeshjen parë, emocionet ishin të mëdha, ndaj do shpresoja që të krijohej e njëjta atmosferë, pasi do të ishte super”, deklaroi shkodrani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura