Gerta Heta bëhet nënë, vjen në jetë Luna

Apr 30, 2011 | 12:49
SHPËRNDAJE

Ata e kishin vendosur si do ta quanin fëmijën e tyre të parë, që në ceremoninë e dasmës në dimër 2010. Dhe para dy ditësh, ka ardhur momenti i shumëpritur për Gerta Hetën, e cila ka sjellë në jetë në një nga maternitetet e Tiranës, vajzën e saj dhe është bërë nënë për herë të parë. Me dëshirën e Matkos, bashkëshortit të saj kroat, vajza është quajtur Luna, emër që ata e bënë të njohur në media muaj më parë. Nusja shqiptare Gerta Heta dhe dhëndri kroat, Matko Djarmati, vunë kurorë në Tiranë, në një ceremoni martese tradicionale. Gerta performoi këngën “Inspirim”, me të cilën konkurroi në “Top Fest 7”, duke zbuluar për herë të parë një sekret, faktin që këtë këngë ia kishte kushtuar pikërisht burrit të saj të ardhshëm. Çifti vendosi të celebrojë lidhjen me martesë në dimër, vetëm pak muaj pas zbulimit të lidhjes dashurore dhe në pritje të fëmijës së tyre. Pavarësisht shtatzënisë, Gerta, si nuse e qeshur, nuk i la asgjë mangët ceremonisë së martesës së saj, duke kërcyer e dëfryer në festën me 120 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë të saj. Prezantuesja televizive dhe këngëtarja u njoh në Tiranë me futbollistin kroat 29-vjeçar Matko Djarmati. Pas dasmës, çifti vendosi të jetojë në Tiranë, për faktin se karriera e të dyve lidhet me Shqipërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura