“Gatuzo, Kanavaro e Bufon luajnë në baste”

Dec 29, 2011 | 12:58
SHPËRNDAJE

Pas dy futbollistëve të Interit, Dejan Stankoviç dhe Uesli Shnajder, një tjetër përgjim i zbardhur në orët e fundit nga investigatorët e çështjes së skandalit të basteve ka nxjerrë në pah emrat e 3 ish-kampionëve të botës me Kombëtaren e Italisë në vitin 2006. Bëhet fjalë për portierin Xhanluixhi Bufon, ish-mbrojtësin Fabio Kanavaro dhe mesfushorin Xhenaro Gatuzo. Ai që i implikon 3 ikonat e futbollit italian është Nikola Santoni, ish-përgatitësi i portierëve në skuadrën e Ravenës, në një telefonatë me Maurinjo Ernandesin. “Bufon luan 100-200 mijë euro në muaj baste. Ai, Gatuzo dhe Kanavaro janë realisht të sëmurë”. Por pavarësisht këtij përgjimi, të tre futbollistët kanë preferuar të mos komentojnë asgjë për momentin. Ky përgjim është i datës 30 shtator, të cilin Santoni e ka bërë ndërsa i jepte makinës, por aktualisht po kalon ditët e tij në burgun e Kremonës. Gjatë kësaj telefonate drejtuar Maurinjo Ernandesit, ish-trajneri i portierëve të Ravenës flet për situatën e tij në lidhje me drejtësinë sportive. “Luan 100-200 mijë euro në muaj. Eh, ai, Gatuzo, Kanavaro janë realisht të sëmurë, por gjithsesi, këta tipa këtu nuk do t’i kontestojë asnjëri. Ata i kanë dhënë një Botëror këtij vendi, e kanë fituar, ndaj këta… harroje”, thuhet ndër të tjera në përgjim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura