Garantimi i zgjedhjeve, 1427 policë në trajnim

Mar 31, 2011 | 13:09
SHPËRNDAJE

TIRANË- Punonjësit e policisë që do të angazhohen gjatë proçesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore më 8 maj kanë nisur trajnimin. Sipas Policisë së Tiranës, trajnimi ka nisur në ambientet e kësaj drejtorie dhe në të përfshohen gjithsej 1427 punonjës policie të nivelit nivelit Zbatues, efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3,4,5,6, Kavajë, Njësia e Policisë Rrugore Tiranë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Organet e Qeverisjes Vendore datë 8 Maj 2011.

Trajnimi synon që efektivët e policisë, të cilët do angazhohen me shërbim gjatë proçesit zgjedhor, të jenë të aftë, të kuptojnë rolin dhe detyrat e tyre gjatë proçesit zgjedhor, të zbatojnë legjislacionin, të mbajnë qëndrim profesional, të zbatojnë detyrat e përcaktuara me rigorozitet, në përputhje me proçedurat standarte të punës së Policisë së Shtetit dhe Kodin Zgjedhor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se trajnimi që do të zgjasë deri në 6 prill synon garantimin e një procesi zgjedhor sipas standarteve dhe përballimin me sukses e profesionalizëm të këtij procesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura