Gara për Tiranën, KQZ regjistron Bashën e Ramën

Mar 31, 2011 | 16:02
SHPËRNDAJE

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot kandidatet e PD-se dhe PS-se per bashkine e Tiranes. Regjistrimi eshte bere ne mbledhjen e sotme te KQZ-se, pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur pak ditë më parë nga dy kandidatët. Lulzim Basha i Partisë Demokratike, që kryeson koalicionin e djathtë “Aleanca për Qytetarin” dhe kandidati i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryesues i koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, njëheresh  kryetar aktual i bashkisë së kryeqytetit, jane zyrtarisht ne gare në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Ne mbledhjen e sotme, ne rendin e dites se KQZ-se ishte edhe miratimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës të paraqitur nga Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar dhe nga Partia Demokristiane e Shqipërisë, dy forca politike që i përkasin koalicionit “Aleanca per Qytetarin”.

Krahas ketyre, u miratua lista shumemërore e kandidatëve për këshillin e Bashkisë Tiranë të paraqitur nga Partia Aleanca Ekologjike Europiane, atë të paraqitur nga Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, si dhe të Lëvizja Socialiste për Integrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura