Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ja kush janë katër kandidatët që do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit (EMRAT)

Feb 27, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, i përbërë nga kreu i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Ened Nakuci dhe Behaf Dibra prej dy ditësh kanë zhvilluar intervistat me tetë kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

bkh

Për kandidatët u përdor e njëjta metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes dhe rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi katër kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

  1. Aida Veizaj
  2. Artur Beu
  3. Ervin Hodaj
  4. Idajet Faskaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura