Gara me makina, tre persona humbin jetën nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë

Dec 17, 2023 | 7:23
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

policia-kosoves-naten

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.

Lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia. Sipas informacioneve të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me makina.

Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rende.

Viktimat raportohet se janë  nga Gjakova, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura