Gadafi fonde për fushatë? Sarkozi: Absurde

Apr 30, 2012 | 20:21
SHPËRNDAJE

Presidenti francez Sarkozi do te ngrejë padi kundër një faqeje interneti që ka shkruar se ish-diktatori libian Moamar Gadafi kishte ofruar t’i jepte atij 50 milionë dollarë për të financuar fushatën presidenciale.

Faqja elektronike Mediapart njoftoi të shtunën se kishte në disponim një dokument libian të vitit 2006, të nënshkruar nga shefi i atëhershëm i shërbimeve libiane të zbulimit, Musa Kusa ku bëhej fjalë për ofertën.

Sarkozi i tha kanalit televiziv France 2 se pretendimi ishte absurd dhe se do të ngrente padi gjyqësore para se të përmbyllte fushatën presidenciale.

Ai ishte ndër nismëtarët e ndërhyrjes ushtarake të Perëndimit që ndihmoi për ta rrëzuar nga pushteti diktatorin libian në vitin 2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura