Fyle, Citakut: Mbështetje Kosovës për në BE

Nov 30, 2011 | 10:29
SHPËRNDAJE

Komisioneri evropian, Stefan Fyle, pas takimit me ministren për Integrim të Kosovës, Vlora Citaku, ka theksuar përmes një deklarate, mbështetjen  “e vazhdueshme e të fuqishme të Komisionit Evropian për perspektivën e Kosovës drejt BE-së “.

Fyle, ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për të përmbushur më tej perspektivën e saj evropiane, sidomos sa i përket vizave, një marrëveshje të tregtisë, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së.

Komisioneri evropian ka inkurajuar Prishtinën të vazhdojë angazhimin e saj, sipas tij pozitiv në dialogun me Beogradin, i cili është planifikuar të vazhdojë përsëri sot.

Progresi në dialog do të ndihmojë për të sjellë të dyja vendet, Prishtinën dhe Beogradin më afër Bashkimit Evropian dhe t’i ndihmojë ato të përmbushin perspektivën e tyre evropiane, ka nënvizuar Fyle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura