Futbollistët festojnë fitoren me shampanjë, por pa femra

Mar 30, 2013 | 16:24
SHPËRNDAJE

E kishin nisur mbrëmjen e festimeve në një lokal të njohur të Tiranës, për ta vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në “Llolipop”. Djemtë kuqezinj, pasi i dhanë Shqipërisë fitoren e miqësores me Lituaninë me rezultatin 4-1, vendosën të dëfreheshin me shampanjë dhe muzikë, por pa shoqërinë e femrave. Lorik Cana ka qenë i pari që është larguar nga grupi, ndërsa djemtë e tjerë vazhduan argëtimin deri në orët e para të mëngjesit. Ndeshja e tyre me Lituaninë në stadiumin “Qemal Stafa” u komentua si spektakolare. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 me golat e Alban Mehës, Edgar Çanit dhe Bashës. Me fillimin e pjesës së dytë Shqipëria thelloi rezultatin me anë të një autogoli, ndërsa në minutën e 70-të Devi ngushtoi diferencat në 4-1. Ndeshja e tyre u konsiderua si një test nga ana e De Biazit, ndaj dhe numri i lojtarëve që u aktivizuan gjatë 90 minutave ishte i madh, duke i dhënë mundësinë e debutimit edhe Valdet Ramës. Kështu, futbollistët, të cilët bëjnë një jetë strikte me stërvitje dhe regjim, ia lejuan vetes ta shkelnin me alkoolin në këtë natë në një tavolinë të madhe, ku ishin Berisha, Lila, Osmani, Mavraj, Dallku, Meha, Basha, Lilaj, Rama, Bogdani e Çani.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura