Zgjedhjet, Nishani: Të sillemi në mënyre civile

Apr 30, 2013 | 18:27
SHPËRNDAJE
Presidenti Nishani

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe studentë kërkoi që procesi zgjedhor më 23 qershor të jetë i thjeshtë, paqësor dhe normal.

Presidenti tha se fushatat elektorale kanë një dozë të caktuar emocionaliteti, por sipas tij, nuk duhet të dominohen nga emocioni.

Sipas kreut te shtetit, dozat e terpruara të emocionit apo retorikat agresive prodhojnë vetëm fanatikë dhe fanatizëm, që nuk janë të nevojshme për askënd.

“Qytetarët shqiptarë në këtë fushatë, gjatë saj, në ditën e votimit, por edhe pas ditës duhet të marrin nga forcat politike atë që ata meritojnë. Në rradhë të parë respekti i establishmentit politik ndaj qytetarëve. Ky respekt jetësohet nga mënyra e sjelljes, politike, institucionale dhe civile gjatë kësaj fushate. Zgjedhjet janë një akt civil.”- theksoi Presidenti, Nishani.

Pas një analizë e cila ngrihet mbi realitetin, Nishani tha se ndihet optimist për suksesin e këtyre zgjedhjeve. Sipas kreut të shtetit, garancia më e madhe sot për imazhin e vendit është sjellja e qytetarëve shqiptarë.

Sipas kreut të shtetit në këtë zgjedhje nuk ka as fitues dhe as humbës.

“Fituesi nuk është zoti, as humbësi nuk është djalli. Mazhoranca ka përgjegjësitë kryesore, të zbatimit të platformës qeverisës, por të gjithë së bashku të përcojmë mesazhin, të konsolidojmë sjelljen e respektit ndaj mekanizmave që udhëheqin zgjedhjet”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura