Ftesë nga FSHF-ja, talenti i Shalkes vishet kuqezi

Jul 31, 2014 | 12:56
SHPËRNDAJE

Quhet Dren Hoxha. Është 20 vjeç dhe luan te Shalke 04 në Gjermani. Është 185 cm i gjatë dhe pozicionohet në rolin e një mesfushori të avancuar (në mjaft raste përdoret edhe si organizator). Te klubi gjerman shihet si një talent me të ardhme të sigurt, ndaj jo pa qëllim i kanë zgjatur që sezonin e shkuar kontratën për deri në qershor të 2015-s. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega, në një prononcim dhënë portalit asport.info. Pak ditë më parë, në një intervistë për këtë media, Hoxha, i cili ka lindur në Ofenbah, Gjermani, nga prindër kosovarë, theksoi se priste një ftesë nga FSHF-ja. Ndërkaq është kundërpërgjigjur Gega, i cili ka rrëfyer se ka pasur një bisedë telefonike me lojtarin, madje i ka nisur edhe ftesë për miqësoren e 6 gushtit kundër Katarit (gjithnjë nëse kjo do të realizohet). “Kam telefonuar Drenin. Ai u shpreh tejet i kënaqur me ftesën dhe pranoi të vishet kuqezi”, ka thënë tekniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura