FSHF: Ndeshjet nesër do të nisin me 1 minutë heshtje

Nov 30, 2012 | 19:50
SHPËRNDAJE

Të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen nesër në Shqipëri për çdo kategori do te nisin me një minutë heshtje. Vendim i është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas tragjedisë së ndodhur në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, ku 17 vjeçari, Ilirjan Thaçi humbi jetën në fushën e lojës si pasojë e një ataku kardiak .

“Ne menyre tragjike ka humbur jeten nje futbollist i ri i skuadres se Kukesit.  Ilirjan Thaci i datelindjes 1995 pra vetem 17 vjec ka pasur nje goditje kardiake e cila ka rezultuar fatale per jeten e tij. Gjithcka ka ndodhur ne nje ndeshje miqesore me moshataret nga Prizreni sot ne oren 14.30. Federata Shqiptare e Futbollit  dhe personalisht Presidenti Armand Duka brenda nje hidherimi te thelle shpreh ngushellimet e sinqerta per familjaret e Ilirjanit.”- thuhet në deklaratën e FSHF-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura