Frroku: Nuk kushtëzojmë qeverinë me poste ministrore

Jul 31, 2013 | 15:26
SHPËRNDAJE

Deputeti Mark Frroku, njëherësh kreu i Partisë Kristian-Demokrate, nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar dje pas publikimit nga kryetari i PS-së Edi Rama të kabinetit të ri qeveritar. Pas bërjes publike të emrave të ministrave nga vetë Rama, Frroku sqaron se edhe pse PKDSH-ja nuk mori postin e ministrit, ai nuk do ta kushtëzojë mbështetjen e tij ndaj Ramës. “Ne duam të kontribuojmë, të bashkojmë spektrin demokristian, ne nuk kushtëzojmë mbështetjen për maxhorancën me poste ministrash. Jemi në tratativa për bashkimin e spektrit demokristian që të bëhemi një zë më i fuqishëm. Sipas marrëveshjes, posti i ministrit mbetet një opsion i hapur”, tha Frroku. Në marrëveshjen që Partia Socialiste kishte me aleatët parazgjedhorë parashikohej përfaqësimi i tyre me post ministror nëse do të merrnin mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura