Frroku: Konflikt me Lamajn, po s’e kam vrarë unë. Fotot? Jo të rastësishme. I njoh e më njohin

Feb 28, 2013 | 13:29
SHPËRNDAJE

 

Arben Frroku

TIRANE- Arben Frroku, biznesmenti i arrestuar ne Selanik per vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, pa mohuar konfliktin ka deklaruar nga burgu se nuk ka gisht ne vrasjen e tij.

Ne nje interviste ne linje telefonik dhene per Tv ABC News, Frroku nga qelia e burgut në Drejtorin e Policisë në Selanik, thote se ai eshte lajmeruar me telefon nga i vellai per vrasjen dhe se policia ishte ne kerkim te tij.

Ai thote se nuk mban mend se kur ka kaluar ne dogane, duke shtuar se pasi ka parë ndeshjen në Laç, ku luante Tërbuni i Pukës, ka ardhur në Tiranë dhe është nisur për në Greqi.

“Unë kam pasur konflikte dhe i kam adresuar të gjitha në rrugë ligjore,” tha Frroku.

Ai ka hedhur drite edhe rreth fotove me kreret e policise, duke derklaruar prere se ka njohje me ta, i njeh dhe e njohin.

Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe rrëfen emrat të tjerë politikanësh me të cilët ka njohje.

Sa per arrestimin ne Greqi, ai thote se e kane ndaluar ndersa ka qene ne gjume ne hotel dhe nuk i eshte gjetur as arme e as lende narkotike si eshte deklaruar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura