Frika nga përhapja e Omicron/ OBSH: Nuk është raportuar asnjë viktimë nga varianti i ri i koronavirusit

Dec 4, 2021 | 21:05
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, pavarësisht se është raportuar në 38 shtete të botës.

koronavirusivarianti

Sipas mediave të huaja, OBSH raporton se deri më tani, nuk është raportuar asnjë viktimë që të ketë lidhje me variantin Omicron.

OBSH paralajmëron sërish se do të duhet shumë javë kohë për të përcaktuar rrezikshmërinë e vërtetë të këtij varianti.

“Do i japim përgjigje të gjitha pyetjeve që janë shtruar” – shprehet drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Së fundmi, SHBA, Australia dhe India kanë konfirmuar prezencën e variantit të ri ndërkohë sipas mediave të huaja, në Afrikën e Jugut janë raportuar mbi 3 milionë raste në total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura