Kuvendi i FRD, Topi: Partitë e vjetra në krizë morale. PD-PS, më 2008 dhunuan Kushtetutën

Apr 30, 2013 | 14:10
SHPËRNDAJE
Bamir Topi

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur Kuvendin e saj të parë Kombëtar, qe perkon me ditën e njëvjetorit të krijimit të kësaj partie.

Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka kritikuar partite e medha, te cilesuar si te vjetra per krize te thelle morale, duke perseritur premtimin se FRD eshte e vetmja qe mbron dhe respekton interesin e qytetareve.

Ai akuzoi kreret e dy partive te medha se u bene bashke per ndryshimet kushtetuese, me 2008, qe sot rendojne ne kurriz te shqiptareve, pasi me forcen e 71 kartonave dhunohen institucionet shqiptare.

“Në 21 prill të vitit 2008 u bënë bashkëautorë të fillimit të rënies së institucioneve. Asnjë zë nuk doli, në atë kohë nga Berisha ata që donin ta kontestonin ndryshimin e kushtetutës u quajtën si pakicë bllokuese. I pari që është bërë pishman është kryetari i opozitës dhe e provoi në kurrizin e tij, por pak rëndësi ka cfarë provoi ai në kurriz, por cfarë provojnë shqiptarët”- tha Topi

Topi shprehu shqetesim per KQZ dhe ate qe ai e cilesoi rreziku i manipulimit të radhës të zgjedhjeve.

“Të bëjmë apel se gjëja më e rëndësishme nuk është dëshira që kanë partitë për tu votuar, por stabiliteti i institucioneve demokratike, që fillojnë me institucionin e zgjedhjeve, në këtë situatë jemi për shkak të dy partive të vjetra”- tha Topi.

Mbledhjen e hapi deputeti Gazmend Oketa, i cili e cilesoi FRD si nje nga tre partite kryesore, me nje program ambicioz dhe me rritjen me te shpejte te mbeshtetesve qe prej vitit 1991.

“Ne KQZ jane regjistruar shume parti, por ne 23 qershor shqiptaret do te zgjedhin mes tre alternativave. Ate qe propozojne dy partite e vjetra, te njejtin model, që vetëm emrat i kanë të ndryshëm, militant në cdo hallke, imunitet ndaj korrupsionit dhe abuzim me të drejtat e qytetarëve, ose aletarnativen tone, FRD qe sjell moderacion, sjellje evropiane dhe te drejte qytetareve”- tha ai.

Mbledhja e këtij forumi të FRD-së vjen pas konstituimit të të gjitha degëve në vend dhe pas regjistrimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 23 qershorit.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes së sotme do të jetë ajo e miratimit të programit dhe statusit të FRD-së dhe menjëherë pas saj do të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Gjatë ditëve të ardhshme Kryesia e FRD-së do të përzgjedhë nga kjo listë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ të hënën e ardhshme.

Pika e tretë e rendit të ditës së Kuvendit do të jetë mandatimi i strukturave aktuale për të përgatitur FRD-në për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa pika e fundit, miratimi i një rezolute për situatën politike në vend. Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, dje në një intervistë në Neës 24 se kjo parti ka pasur oferta për koalicione parazgjedhore nga të dyja partitë e mëdha, por në fund i refuzoi për të dalë e vetme në zgjedhje.

“Po kemi pasur oferta, të dyja i kemi refuzuar. I kemi refuzuar pasi me PS na ndan ideologjia dhe programi, nuk mund të kalonim majtas. Ne vijmë nga e djathta tradicionale. Ndërsa rrugët tona me PD janë ndarë për arsye parimore. Ne jemi forcë e qendrës së djathtë, refuzuam aleancën me PD dhe PS, ne jemi në të drejtën tonë dhe kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Jam i bindur që asnjë nga koalicionet nuk do ketë 71 vota, ne na nxjerrin zgjedhjet me një grup parlamentar”, tha ai.

Duke u ndalur te zgjedhjet, Biberaj u shpreh i bindur se FRD-ja do jetë forca e tretë politike, bazuar kjo në sondazhe, siç përmendi numri dy i kësaj partie. “Sondazhet na nxjerrin forcë të tretë politike në vend. Nuk jemi përqendruar te shifrat, kontratën e kemi me qytetarët shqiptarë”, theksoi Biberaj.

Sipas tij, ne do kemi listë dinjitoze kandidatësh, që të maksimizojmë votën, do kemi listë me 140 kandidatë. Përpjekja jonë është që të kemi një numër sa më të madh votash. Qytetarëve ju themi: nëse doni të vazhdoni me tranzicion, me korrupsion e varfëri, me probleme në shëndetësi, arsim e drejtësi, vazhdoni me forcat e vjetra; nëse doni diçka tjetër keni FRD. Di të them që të djathtët po vijnë çdo ditë me FRD”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura