Partia e Lirisë ka qenë në qendër të vëmendjes pikërisht për shkak të rithemelimit të saj.
Lideri Ilir Meta javët e fundit ka treguar se një problem për këtë forcë ka qenë pikërisht nepotizmi. Deklaratë kjo që lidhet direkt me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Duket se situata në parti është reflektuar edhe në oborrin e Parlamentit. Shpesh kemi vënë në dukje se deputetët e Partisë së Lirisë kanë një raport të ngushtë me njëri-tjetrin, duke shkuar përtej bashkëpunimit në politikë.
Por tashmë, këto ditë i përkasin të shkuarës dhe kjo foto duket se tregon edhe ndryshimet në forcën e PL. Erisa Xhixho, deputetja e kësaj force, ka mbërritur në Parlament me kolegë nga radhët e Partisë Demokratike.
Ndonëse shpeshherë e kemi parë krah Monika Kryemadhit, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Erisa tashmë ka gjetur bashkëpunëtorë dhe miq të rinj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al