FOTOT/ Aksidenti në Greqi, cilët janë shqiptarët që humbën jetën

Jan 21, 2017 | 9:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Patra – Pirgos në Greqi, ku kanë humbur jetën 2 shqiptarë dhe janë plagosur rëndë 2 të tjerë.

FototPolicia thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një kamioni, i cili ka dalë në kundërvajtje dhe është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga një shtetas grek.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i kamionçinës, 51 vjeçari grek dhe dy shqiptarët e identifikuar si Hava Majko dhe Neim Qamili, 49 dhe 48 vjeç, shkruan “Top-Channel”.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar. Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë.

Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri.

Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura