FOTOLAJM/ Seanca në Gjykatë për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën pas skandalit në Oborrin Mbretëror! Elia Zaharia shfaqet në publik pas videos së sherrit

Mar 18, 2024 | 11:47
SHPËRNDAJE

Elia Zaharia është shfaqur në publik pas videoskandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas fizikisht me ish-bashkëshortin Princ Leka.

elia zaharia gjykate1

Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

elia zaharia gjykate2

Ndërkohë më 5 Mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

elia zaharia gjykate3

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

LEXONI EDHE: Pas përplasjes fizike dhe akuzave për dhunë, Elia Zaharia e Princ Leka sot në gjykatë për zgjidhjen e martesës! Si shkoi çifti drejt divorcit dhe tradhtia e 42-vjeçarit

elia zaharia gjykate4 elia zaharia gjykate5 elia zaharia gjykate6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura