Fotoja, Berisha: MB ka në dorë gjithë mekanizmat për zbardhjen e vrasjes së Lamajt

Feb 28, 2013 | 12:05
SHPËRNDAJE

TIRANË- “Ministria e Brendshme ka të gjithë mekanizmat për të zbardhur cdo të vërtetë rreth këtij krimi, kam besim të plotë për të zbardhur gjithçka rreth tij”. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë, Berisha i pyetur për foton e të arrestuarit për vrasjen e komisarit Lamaj, Arben Frroku me krerët e policisë.

“Për rënien në detyrë të komisar Dritan Lamaj kam shprehur vlerësimin dhe konsideratën time, një gjë është e sigurtë që Policia iu përgjigj flakë për flakë e më shpejt se kurrë me arrestimet. Edhe njëherë theksoj se Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur cdo element rreth vrasjes në detyrë të komisarit Dritan Lamaj”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura