Foto sexy me uniformë policie, modelja kineze dënohet me 9 muaj burg

Nov 30, 2012 | 20:59
SHPËRNDAJE

Një model kineze është dënuar me 9 muaj burg për imitim të një oficeri policie. Dënimi për të erdhi pasi ajo postoi në internet foto sexy me uniformën e policisë.
Ëang Xiomeng, 23, ishte paguar rreth 300 stërlina për tu paraqitur si oficere në disa fotografi promovuese për një roman me dedektivë.

Telashet për të nisën kur ajo postoi fotografitë në mikroblogun Sina Weibo. Fotografitë për pak kohë u shpërndanë më shumë se 500 herë në blog.

Pas ankmimeve të marra nga një numër i vogël përdoruesish të logut,  zyrtarë qeveritarë urdhëruan që 23-vjeçarja të arrestohej për imitim të rrejshëm të një policeje.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura