FOTO/ Rikthim pas shumë vitesh në vendlindje, Alban Hoxha takohet me miqtë e fëmijërisë

Aug 22, 2020 | 19:43
SHPËRNDAJE

Një ditë e veçantë ishte kjo e sotmja për portierin dhe kapitenin  e Partizanit Alban Hoxha.
hoxha cerrik
Gardiani i 16-herë kampionëve të Shqipërisë mbërriti në qytetin e lindjes, Cërrikun, për të luajtur takimin miqësor me Egnatian. Por, 32-vjeçari gjeti kohë të takohej me miqtë e tij të fëmijërisë Alban Tragën dhe Alban Kollaren si dhe shefin e klubit të Turbinës Ëngjëll Belshin.

Takimi me Egnatian në Cërrik është bërë shkak që Alban Hoxha të rikthehet në qytetin e lindjes, të cilin e përfaqësoi në vitet 2005-2006 me Turbinën

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura