FOTO/ Rikonstruktohet rruga “Mujo Ulqinaku” te Kisha Katolike

May 12, 2017 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ndonëse pranë qendrës së Tiranës, për shumë vite banorët e rrugës Mujo Ulqinako pranë Kishës Katolike ishin të detyruar që të kalonin përmes baltës, ndërsa ishte kthyer edhe në një makth për drejtuesit e automjeteve që kalonin në këtë zonë.

Por brenda një kohe rekord, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë rikonstruktuar rrugën kryesore si dhe rrugicat e kësaj lagjeje duke u rikthyer dinjitetin qytetarëve.

“Ditën, natën, natën, ditën! ?Çdo 24 orë përfundon një rrugë ?lagjeje. Mujo Ulqinaku pas Kishës Katolike ⛪️ është gati. Ecim para me punë ”, shkruan Veliaj në Facebook teksa ka postuar edhe disa foto nga ndërhyrja.

4 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura