FOTO/ Një menaxher korean ndjek Gurin nga afër, Gjici nuk e lëshon pa 1 milion euro

Apr 23, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Në ndeshjen e djeshme mes Laçit dhe Kukësit, drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi, është parë në shoqërinë e një menaxheri të huaj që ishte korean. Ai kishte ardhur për të parë Sindrit Gurin.

Foto4

 

Sulmuesi ka pasur oferta nga Koreja e Jugut, Zvicra si dhe një interesim nga Championship në Angli. Presidenti Gjici kërkon të përfitojë nga shërbimet e sulmuesit 1 milion euro dhe këtë ia ka bërë me dije klubeve që janë të interesuara.

Koreanët 1

Sot pritet që mes menaxherit të klubit korean Ganguan dhe presidentit Gjici të ketë një takim. Klubi korean ka ofruar fillimisht 500 mijë euro për Gurin dhe oferta mund të rritet.

Foto 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura