FOTO/ Një javë para Kukësi-Skënderbeu, gjyqtari i FIFA-s bëhet publikisht “tifoz” i kampionëve

Sep 26, 2017 | 14:28
SHPËRNDAJE

Gjyqtarët e futbollit i shohim rrallëherë të shfaqen publikisht për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me çështjet sportive pasi vetë figura e njeriut që vendos drejtësi ua imponon qëndrimin asnjëanës.

barushi

 Por duket se diçka e tillë nuk zbatohet nga të gjithë, madje as nga një arbitër asistent që mban stemën e FIFA-s si Ermal Barushi.

Ky i fundit ka komentuar në një postim të futbollistit Elis Bakaj në Instagram duke shprehur hapur mbështetjen e tij për tre pikët që Kukësi fitoi ndaj Laçit në ndeshjen e fundjavës. Bakaj ka postuar videon e golit të realizuar ndaj Laçi, të cilin e shoqëron me përshkrimin: “3 pikë”.

Një veprim i tillë përbën një skandal teksa vetëm pas një jave në Superiore do të luhet sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut. Kujtimet nga përballja e fundit mes tyre nuk janë aspak të mira, pasi opinioni sportdashës nuk e ka harruar ende performancën skandaloze të Enea Jorgjit, që në njëfarë mënyre, vendosi fatin e titullit kampion në sezonin e shkuar.

Me siguri, pas një veprimi të tillë nga ana e Barushit, FSHF do tregohet e kujdesshme duke mos e caktuar atë si pjesë e gjyqtarëve që do të zgjidhen për të vendosur drejtësi në ndeshjen e javës së 4-t.

Komentet në Instagram

bakaj

bakaj barushi

Postimi i Bakajt: #3points#

Karabeci: Fillove tu shtrri robt barkas ti @elisbakaj19

Bakaj: @erandokarabeci te gjemova ty ne superkup prandaj jam mir fizikisht min e fundit

Karabeci: @elisbakaj19 hahahaha

Imami: mjeshter je o njishi rumanis

Bakaj: @imami.e bo bo qeke prap ne form sot eee kush te duron prap ne stervitie

Ermal Barushi: @elisbakaj19 emir mir nuk ka si te shoi ndryshe

*** Komentet janë zbardhur njësoj siç janë shkruar në Instagram ***

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura