FOTO/ Nishani nderon Dedë Gjo Luli-n me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Nov 27, 2015 | 23:05
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi figurën e Dedë Gjo Lulit (pas vdekjes) me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Presidenti Nishani ne ceremoni
Presidenti Nishani ne ceremoni

Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave ku ishin të pranishëm drejtues të njësive vendore, përfaqësues të Malësisë së Madhe, studiues, historianë, miq nga Kosova dhe nga diaspora shqiptare, etj. Nishani dekoroi Dedë Gjo Lulin me motivacionin:

“Në vlerësim dhe nderim të thellë të veprimtarisë dhe kontributit të shquar atdhetar si prijës legjendar e i paepur në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare dhe udhëheqjen e tij vizionare të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi”.

23

Presidenca njofton se në këtë ‘veprimtari solemne me rastin e 100-vjetorit të vrasjes së heroit dhe prijësit Dedë Gjo Luli, kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë dhe nderin që, në cilësinë e Presidentit të Republikës, po vlerësonte dhe të nderonte një atdhetar të spikatur, një luftëtar sypatrembur, një strateg dhe një burrë trim që nuk kurseu asgjë, as jetën e tij, për mbrojtjen e territoreve shqiptare kundër copëtimit dhe shpërbërjes’.

“Para 100 vitesh teksa fliste në nder të Dedë Gjo Lulit, Luigj Gurakuqi profetizonte se: ‘Nuk e kemi nderuar siç duhet historinë e Shqipërisë deri në momentin që në një shesh të denjë të kombit, një monument i komandantit të kryengritjes kombëtare nuk do të vigjilojë mbi ne’. Të dy patën një jetë madhështore dhe një vdekje tragjike, si heronjtë e antikitetit, por pikërisht ata u bënë themeli i asaj ndërtese që quhet shtet shqiptar. Po, sot Dedë Gjo Luli është në Tiranë pas një udhëtimi të gjatë shtigjeve të historisë.  Është këtu afër Gjergj Kastriotit Skenderbeut për të na rrëfyer se çfarë është Malësia e Madhe dhe bijtë e saj, shqiptarë dje e shqiptarë sot, patriotë pa mëdyshje, pa hezitim, të gatshëm për gjatë shekujve  për t’i shërbyer këtij vendi, identitetit të tij evropian pa pyetur për çmimin e sakrificës pa e vajtuar gjakun e derdhur.” deklaroi Presidenti Nishani.

32

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura