FOTO/ E njihnin si ‘Flor qorri’, ja vendi ku u vra 40-vjeçari. Vëllai i tij i dënuar për vrasjen e bujshme. Si nisi konflikti në lokal

Jul 30, 2020 | 8:45
SHPËRNDAJE

elbasan vrasja florian lamce

Florian Lamçja është 40 vjeçari i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit pasi u godit me shishe dhe sende të forta gjatë një konflikti në Elbasan.

Burime të Panorama, bëjnë me dije se ai njihej edhe me nofkën “Flor Qorri”.

Florian Lamçja mëson Panorama, është vëllai i Olti Lamcja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin.

Olti eshte denuar me 22 vite burg. Aso kohe u fol se vrasja e Canit ndodhi per nje borxh.

Sakaq, mëson Panorama, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autoret deri ne oret e para te mengjesit, dhe pas nje sherri banal ka nisur dhuna verbale.

Ai eshte qelluar me shishe birre ku goditjet në kokë dyshohet i kanë shkaktuar vdekje.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura