FOTO/ Dënimi për ‘shpërdorim detyre’, ish ministri Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Jun 11, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme të Apelit në Tiranë, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

tahiri

Sot është planifikuar seanca e radhës ndaj ish ministrit që u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” .

Por ai u dënua me 3 vite shërbim prove.

Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

tahiri sot maksi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura