Forumi i biznesit Maqedoni –Shqipëri, Meta: Treg rajonal investimesh

Apr 30, 2014 | 12:48
SHPËRNDAJE

TIRANË- “Rajoni ynë duhet të shihet si një treg rajonal investimesh”. Kështu ka thënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm sot gjatë forumit të biznesit Maqedoni-Shqipëri, mbajtur në Tiranë.

Në fjalën e tij, Meta ka theksuar rëndësinë e krijimit të një klime sa më miqesore ndaj biznesit në nivel rajonal.

“Duhet të clirohemi nga megalomania jonë ballkanike, se vendet tona janë më interesantet në botë të për investuar dhe nuk ka tjetër, investitorët i urrejnë burokracitë dhe duan siguri ligjore. Ne duhet në këtë botë konkurrenciale, të jemi më bashkëpunues, më praktikë dhe të tërheqin sa më shumë investitorë, në kohën kur vendet tona kanë nevojë për sa më shumë vende pune”- tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura