Formacioni më i shtrenjtë, 11-shja e Partizanit kushton 3.15 milionë euro

May 12, 2023 | 9:53
SHPËRNDAJE

Partizani është një nga skuadrat më të shtrenjta të Kategorisë Superiore dhe disa lojtarë të rinj, të cilët konsiderohen si e ardhmja e klubit, por edhe si një mënyrë për të nxjerrë të ardhura të konsiderueshme.

partizani

Vlera totale e 11-shes më të shtrenjtë të Partizanit, e rreshtuar me skemën 4-3-3, ka një vlerë totale prej 3.15 milionë eurosh.

Lojtari më i shtrenjtë sipas “Transfermarkt” është Arinaldo Rrpaj me 400 mijë euro, teksa ai më vlerën më të ulët mes të shtrenjtëve është Menish me 200 mijë euro.

Pavarësisht se janë mes 11- shes më të shtrenjtë, katër lojtarë në shumicën e rasteve janë lënë në stol nga trajneri Kolela, veçanërisht në ndeshjet e fundit. Cara, Hoti, Menish dhe Buxhelaj i kanë liruar vendin pjesës tjetër. Mesfusha është reparti me lojtarët më të shtrenjtë.

partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura