Fiton Juventus e Roma, ndalet sërish Lacio

Sep 30, 2013 | 12:44
SHPËRNDAJE

Kampionët në fuqi vazhdojnë rrugën e fitoreve teksa mposhtin në derbi Torinon, ndonëse edhe suksesi i radhës është minimal dhe për më tepër me një gol që në rrethana të tjera ndoshta do të ishte anuluar. Pa i hequr aspak meritat 20-vjeçarit francez Pogba, goli duhej të ishte anuluar për pozicion të parregullt të sulmuesit argjentinas Karlos Tevez, i cili ishte pothuajse një metër më i avancuar sesa lojtari i fundit granata dhe influencoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në golin e parë dhe të vetëm të këtij derbi. Fiton sërish Roma, duke vijuar kryesimin e kampionatit. Këtë herë kryeqytetasit mundin 4-0 Bolonjën. Në takimet e tjera, Interi barazoi 1-1 në Sardenjë përballë Kaljarit, Katania mundi 2-0 Kievon, Verona fitoi 2-1 me Livornon, teksa Lacio nga 0-2 shkoi në 2-2 në harkun e pak minutave në përballjen në transfertë ndaj Sasuolos. Kjo e fundit, ashtu sikundër ndali Napolin, bëri të njëjtën gjë edhe me lacialët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura