Fini: Berisha theksoi identitetin shqiptar, jo shfaqje nacionalizmi

Nov 30, 2012 | 10:50
SHPËRNDAJE

Kreu i Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, mbështeti Kryeministrin shqiptar pas deklaratave për hapësirat shqiptare. “Kryeministri Berisha kishte një fjalim patriotik, në kuptimin e plotë të fjalës. Atdheu është vlerë, por askush nuk mund të lexojë në fjalët që ai tha qëllime të tipit nacionalist, në kuptimin negativ të fjalës. Unë besoj se kjo sjellje duhet vlerësuar dhe pala italiane duhet t’ua bëjë të njohur edhe partnerëve të Bashkimit Europian që ta gjykojnë situatën në Shqipëri me qetësi dhe pa asnjë lloj paragjykimi”, tha Fini gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë me gazetarë. sipas tij, “Kryeministri Berisha ka vënë në dukje identitetin kombëtar të shqiptarëve, pa rrëshqitur në nacionalizma, dhe është pikërisht kjo që vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë, kur Shqipëria merr nota pozitive për rolin e saj stabilizues dhe të moderuar në rajonin e Ballkanit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura