Festuan ditën e Shën Gjergjit, 37 persona përfundojnë të helmuar në spital me dhimbje të forta stomaku

May 9, 2024 | 12:41
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 37 persona janë dërguar në spital me simptoma helmimi, pasi kishin festuar ditën e Shën Gjergjit.

ambulanca

Sipas mediave greke, ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore Varda me dhimbje të forta stomaku dhe barku.

Të 37 pacientët janë banorë të fshatit Vouprasia, të moshës 15 deri në 90 vjeç, të cilët morën pjesë në tryezën festive që u shtrua në oborrin e kishës së Shën Gjergjit.

“Të gjithë kemi ngrënë nga i njëjti ushqim. Kishte mish të zier dhe ëmbëlsira. Pak më vonë filluan të shfaqen simptomat e para. Sëmundje e fortë, dhimbje barku dhe 37 persona kanë përfunduar në Qendrën Shëndetësore me helmim nga ushqimi. Mjekët na ofruan ndihmën e parë, medikamente dhe serume”, tha një banor i fshatit.

Sipas zëvendësdrejtorit të qendrës shëndetësore Vardas, Stavros Leventis , pacientët e parë ishin dy vëllezërit 15 dhe 16 vjeç dhe nëna e tyre.

“Në fillim menduam se ishte gastroenterit. Por sapo filluan të vinin pacientë të tjerë, të cilët ishin të gjithë nga i njëjti fshat dhe u gjendën në të njëjtën tryezë, menjëherë kuptuam se ishte helmim nga ushqimi. Simptomat ishin intensive, dhimbje barku, nauze, të vjella dhe diarre.

Menjëherë u siguruan mjekimet e duhura dhe e menaxhuam situatën në Qendrën Shëndetësore, pa pasur nevojë për transport. Pacientët qëndruan në spitalin e shkurtër me serume dhe sapo u ndjenë më mirë u kthyen të gjithë në shtëpitë e tyre. Megjithatë, derisa ilaçet filluan të funksionojnë, ata vuajtën nga dhimbjet”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura