Fast Five filmi më i ‘piratuar’ për ’11, 9.2m shkarkime

Dec 29, 2011 | 16:10
SHPËRNDAJE
Fast Five, Paul Walker dhe Vin Diesel ne rolet e tyre si, Brian O'Conner dhe Dom Toretto

Filmi i zhanrit aksion, Fast Five është filmi më i “piratuar” gjatë vitit 2011, sipas Torrent Freak.

Seria e pestë e Fast and the Furious është shkarkuar nga interneti 9.2 milionë herë gjatë këtij viti.

Në vendin e dytë renditet, The Hangover me 8.8 milionë shkarkime, ndjekur nga Thor, trileri Source Code dhe më pas në vendin e pestë I Am Number Four.

James Kameron me filmin e tij epik, Avatar u rendit vitin e kaluar në vend të parë si filmi më i “piratuar”,  shkarkuar 16.6 milionë herë. Kameron është shprehur se të bësh filma në  3D ul numrin e shkarkimeve në mënyrë jo të ligjshme në internet.

Të dhënat janë mbledhur nga burime të ndryshme përfshirë edhe raportet e miliona përdoruesve të BitTorrent.

Filmat me te shkarkuar dhe fitimet qe kane grumbulluar nga shfaqja e tyre.

1. Fast Five – 9.2m shkarkime (£405m)

2. The Hangover II – 8.8m shkarkime (£376m)

3. Thor – 8.3m shkarkime (£291m)

4. Source Code – 7.9m shkarkime (£79m)

5. I Am Number Four – 7.6m shkarkime (£93m)

6. Sucker Punch – 7.2m shkarkime (£58m)

7. 127 Hours – 6.9m shkarkime (£39m)

8. Rango – 6.4m shkarkime (£158m)

9. The King’s Speech – 6.2m shkarkime (£268m)

10. Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2– 6m shkarkime (£860m)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura