Fansat kërkojnë të futet Erjoni tek “Vip shpija”

Apr 30, 2011 | 12:35
SHPËRNDAJE

Ai vjen nga një eksperiencë reality show si “Big Brother” dhe tani po merret me televizion, ndërkohë që Bertina, e dashsura e tij, po e provon për herë të dytë, pasi është pjesmarrëse në një tjetër reality show, siç është “Vip shpija”. Fakti që Bertina është dashuruar pikërisht gjatë “Big Brother”, ka bërë që konkurrentët brenda “Vip shpija” të mos i kursejnë fjalët e hidhura për të, siç është rasti i njërit prej tyre, i cili i tha se Bertina kishte bërë dashuri në sy të gjithë shqiptarëve. Fansat jashtë, përveçse bëjnë tifo për Bertinën, kanë shprehur dëshirën që edhe Erjoni të futej brenda asaj shtëpie si mysafir, ashtu siç kanë bërë shumë personazhe të tjerë. Nuk e dimë sa do të realizohet kjo gjë, por ndërkohë Erjoni po e shijon shumë jetën e tij prej beqari në klube nate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura