Facebook, moti e horoskopi fjalët më të klikuara nga italianët

Nov 30, 2011 | 20:36
SHPËRNDAJE

Në prag të mbylljes së vitit 2011, Yahoo.it ka sjellë ashtu si edhe një vit më parë klasifikimin e fjalëve më të kërkuar në Yahoo-në italiane.

Në vendin e parë është pozicionuar fjala Facebook. Rrjeti i krijuar nga Zuckerberg është për të dytin vit radhazi në kry të këtij klasifikimi.

Sipas Yahoo, italianët janë gjithnjë e më shumë të dhënë ndaj Facebook. Fjalë të tjera të cilat janë klikuar më shumë nga italianët, janë moti, horoskopi, lojra, programet televizive në mënyrë të veçantë reallyti show, Grande Fratello, Harta, bursa italiane apo edhe letrat Tarot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura