Fabio Kapelo: Italia do jetë surpriza e Botërorit “Brazil 2014”

Jul 31, 2013 | 14:27
SHPËRNDAJE

Fabio Kapelo i habit të gjithë kur thotë se Italia mund të jetë surpriza e Botërorit “Brazil 2014”. “Ky është një ekip interesant, me lojtarë dhe një trajner të madh, por edhe me një mentalitet fitues. Mendoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha trajneri aktual i Rusisë. Ai foli edhe për taktikën duke shpjeguar se çelësi i futbollit të sotëm është që të përdoren më shumë mesfushorë. “Janë ata që përshtaten me ndryshimet gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe kreativiteti i tyre mund të japë diçka më shumë në lojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura