Evakuohen 700 persona, Majorka përfshihet nga flakët

Jul 31, 2013 | 14:24
SHPËRNDAJE

Flakët përfshijnë Majorkën në Spanjë. Mbi 700 persona u evakuuan dje në orët e para të mëngjesit, ndërsa erërat e forta kanë rritur intensitetin e flakëve. Që prej ditës së premte, zjarre të mëdha kanë përfshirë gjithë rajonin. Ato nisën pranë qytetit të Sa Coma Caleta, dhe që prej asaj kohe, sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, kanë shkrumbuar pyje me pisha në fundin perëndimor të maleve Tramuntana. Këto male janë vendosur nën mbrojtjen e UNESKO-s si pjesë e trashëgimisë botërore. Media njofton se deri tani, kur zjarret nuk janë vendosur ende nën  kontroll, ato kanë djegur më shumë se 1600 hektarë pyje. Intensiteti i zjarreve favorizohet nga moti i thatë dhe shumë i nxehtë që ka përfshirë vendin, e deri tani sipërfaqja e djegur është disa herë më e lartë se vitin e kaluar. Me gjithë mobilizimin e qeverisë, situata vijon të mbetet problematike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura