Eurozona rrit fondin e shpëtimit, nxiti rritjen e fondeve në FMN

Mar 31, 2012 | 13:32
SHPËRNDAJE

Vendimi i djeshëm i ministrave të Financave të eurozonës për të rritur tavanin e huadhënies në dy fondet e shpëtimit të eurozonës do të mbështesë përpjekjet e FMN-së për të rritur burimet e veta. Deklarata u bë nga kryetarja e FMN-së. “E mirëpres vendimin e ministrave të eurozonës për të forcuar fondin europian”, tha mes të tjerash Kristine Lagarde në një deklaratë. Fondi i Emergjencës në Bashkimin Europian u rrit në të pakën 800 miliardë euro, nga 500 miliardë që ishte aktualisht fondi i përhershëm në mekanizmin e fondit të shpëtimit të shteteve në krizë. Ky fond do të jetë operativ në korrik të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura