Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Vangjel Dule: Dëshmi e interesit në nivele evropiane, do vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

May 6, 2024 | 12:48
SHPËRNDAJE

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar për herë të katërt në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek.

Kefalogianis nuk pranoi të japë asnjë koment për mediat, për Vangjel Dule, i cili ishte i pranishëm me të u shpreh se kjo është një dëshmi e interesit në nivele evropiane.

Dule deklaroi se burgosja e Fredi Belerit është e padrejtë, duke theksuar se do vazhdojnë të kërkojnë të drejtën dhe lirimin e tij.

“Në kuadër të ditëve të festës së madhe të Pashkës Ortodokse vizituan me eurodeputetin dhe njëherësh kryetarin e grupit parlamentar të BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit  BE-Shqipëri, zotin Qefalojanis, mikun tonë, kryetarin e bashkisë së Himarës, kandidatin për eurodeputet, Fredi Beleri. Ishte vizitë për të shkëmbyer urime, por edhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes tonë, në vendin tonë, por edhe në Evropë për gjetjen e të vërtetës dhe të së drejtës. Zoti Qefalojanis është e katërta herë që viziton Belerin, dëshmi kjo e interesit të vazhdueshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivele evropiane për këtë çështje padrejtësie të papranueshme në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të se drejtës të demokracisë funksionale dhe të mëvetësisë së pushtetit vendor në vendin tonë, që në mënyrë të papranueshme janë bërë objekt shkelje në rastin e Fredi Belerit”, tha Dule.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura