Erisa Xhixho pas zgjedhjeve do nisë bashkëjetesën me Enean

Apr 30, 2011 | 12:12
SHPËRNDAJE

Këto ditë të ethshme fushate, në rrugët e Tiranës të bie në sy një poster ndryshe nga të tjerët. Në morinë e burrave të kollarisur e me pamje disi të ashpër, gjejmë foton e Erisës, me një pamje të brishtë që duket sikur nuk e lidh asgjë me ashpërsinë e politikës. Pas pak ditësh, ajo mbush 26 vjeç, por tetë vitet e angazhimit në politikë, ia kanë bërë shumë të qarta idetë se çfarë duhet të bëjë më tej. Erisa Xhixho, e cila kandidon për kryetare të Minibashkisë Nr.5 me “Aleanca per Qytetarin”në Tiranë, pavarësisht angazhimeve në politikë, ajo shihet gjithnjë e shoqëruar nga i dashuri i saj Enea, ku dhe gjen pak kohë të rrijë vetëm me të dhe fotot të cilat na i siguroi paparaci ynë e tregojnë qartë që konsultohen me njëri-tjetrin (me siguri për fushatën). Dy të rinjtë janë njohur nga aktivitetet e LSI dhe që atëherë kanë krijuar një marrdhënie shumë të fortë. Nga sa jemi interesuar tek miqtë e tyre të afërt, lidhja e tyre ka më se 4 vjet dhe pas zgjedhjeve çifti ka plane të qarta për të bërë një hap të rëndësishëm drejt bashkjëtesës. I urojmë suksese!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura