Engel: KFOR-i duhet të largojë barrikadat

Nov 30, 2011 | 16:38
SHPËRNDAJE

KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale, tha sot kongresisti amerikan Eliot Engel.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të jetë e plotë pa pjesën veriore.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për personalitete të njohura amerikano- shqiptarë, Engel tha se, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur përfundimisht, dhe këtu përmendi ngjarjet në veri të Kosovës, sipas të cilit janë të shkaktuara nga institucione e grupe ilegale.

Në mesin e personaliteteve që u nderuan ishin dhe regjisori i njohur botëror me prejardhje shqiptare, Sten Dragoti, balerini i njohur Toni Dovolani dhe personalitete të tjera të njohura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura